Europe House Buzz - Europe House

17 Dec

BACK

Europe House Buzz

Europe House Buzz

Ambasadori David Geer Shefi i Delegacionit të BE-së

Të nderuar lexues të Europe House Buzz,

Jam i lumtur t’ju përshëndes ndërsa hapim edicionin e parë të këtij buletini elektronik. ‘Buzz’ është vetëm mjeti më i fundit për t’ju mbajtur të përditësuar rreth asaj që po ndodh në Shtëpinë e Evropës dhe çfarë ofrohet atje për ju si të rinj.

E publikojmë këtë botim të parë në të njëjtën kohë që po nisim fushatë ndërgjegjësimi të publikut rreth fushatës për Marrëveshjen e Gjelbër. Tashmë ndoshta keni parë disa nga tabelat në të gjithë vendin. Ndryshimi i klimës është një fakt. Dhe pasojat e tij do të bëhen gjithnjë e më të rënda – në të gjitha pjesët e planetit. Kjo fushatë është një thirrje për zgjim. Duhet të veprojmë – menjëherë dhe globalisht. Me atë që të gjithë ne, do të bëjmë pjesën tonë.

Të gjithë i kujtojmë zjarret shkatërruese të pyjeve verën e kaluar dhe përmbytjet vdekjeprurëse disa vite më parë. Shumë prej nesh thithin ajër të keq për të paktën një pjesë të vitit. Të gjithë i njohin deponitë ilegale që ndotin tokën dhe ujin dhe janë halë në sy për kalimtarët. Dhe ne të gjithë duam që kjo të ndryshojë.

Ndryshimi është i mundur; por kjo varet nga të gjithë ne. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur: autoritetet në të gjitha nivelet; bizneset dhe industria; organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e thjeshtë; secili prej nesh, duke punuar së bashku për të transformuar botën në të cilën jetojmë.

Pra, ju lutemi bashkohuni me ne në promovimin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe rritjen e ndërgjegjësimit për atë që duhet bërë për të ndërtuar një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë, qëndroni në Buzz. Ju uroj të gjithëve një 2022 të lumtur, të shëndetshme – dhe më të gjelbër.

Ambasadori David Geer
Shefi i Delegacionit të BE-së

Faleminderit që jeni pjesë e ditëlindjes sonë të 2-të!

Shtëpia e Evropës nuk është thjesht një hapësirë – Shtëpia e Evropës është një ide për të rinjtë proaktivë, kritikë dhe gjithëpërfshirës. Për shkak të kësaj fryme vendosëm që Shtëpia e Evropës të shkojë në vendet e preferuara të të rinjve. Frymëzuar nga shtyllat e veprimit të Shtëpisë së Evropës si një vend i brezit të ri – ai që mbështet kulturën, kujdeset në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi për mjedisin, edukon dhe frymëzon – gjatë gjithë muajit ne prezantuam një program që përmban:

Debat me temën “Konferencë për të Ardhmen e Evropës”

Pyetja tani është: “Në çfarë Europe duam të jetojmë?” Ndryshimet duhet të fillojnë sot! Vetëm kështu do të jetojmë në një shoqëri në të cilën do të dimë se zëri i rinisë ka marrë pjesë në formësimin e së ardhmes dhe se të rinjtë kanë qenë pjesë përbërëse e atyre që bëjnë diferencën. Një qasje e tillë proaktive mbështetet fuqishëm nga Shtëpia e Evropës Shkup dhe për këtë qëllim mori pjesë aktive në fillimin e një sërë diskutimesh të inkurajuara nga “Konferenca për të Ardhmen e Evropës”, nga perspektiva e të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Në këtë event u lidhëm me Ambasadorët Evropianë që vizituan Parlamentin Evropian në Strasburg dhe me të rinjtë vendas për të shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje.

Shfaqja teatrale “Çfarë është dhunues?”

Monitorimi afatgjatë dhe puna me të rinjtë ngre gjithmonë çështjen e dhunës tek të rinjtë. Toleranca është një nga prioritetet për të kuptuar dhe pranuar dallimet. Shfaqja “Çfarë është dhunues?” pasqyron jetën e të rinjve dhe mënyrën e tyre të komunikimit, të cilën ne donim ta dramatizonim si një mundësi që ata të shohin veten nga një këndvështrim tjetër dhe të shohin problemin e bullizmit nga këndvështrimet e tyre unike. Kasti i Teatrit për Fëmijë dhe Rini inkurajoi një diskutim të madh që i ndihmoi të rinjtë të kërkonin zgjidhje për problemet që kishin identifikuar vetë. Shfaqja u zhvillua në mënyrë simbolike në 4 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës dhe Bullizmit në Shkolla, përfshirë bulizmin kibernetik.

Program muzikor

Një nga pasionet tona më të mëdha është argëtimi! Si gjithmonë, japim maksimumin për të arritur një nivel të kënaqshëm të cilësisë, gjë që është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për festa.

Natyrisht, kur shikojmë pamjen më të gjerë, miqësitë e mira dhe rrjetëzimi ofrojnë gjithmonë iniciativën për të mbështetur artistët e rinj dhe bizneset e vogla vendase.

Këtë ditëlindje vizituam katër kafeteri lokale dhe mbështetëm katër interpretues të ndryshëm, “klikuam” me fotograf të ri dhe gjetëm heronjtë tanë të rinj – grupet e shkollave të mesme që na kujtuan se atë që bëjmë duhet ta bëjmë gjithmonë me shumë pasion dhe përkushtim maksimal!

Programi muzikor ishte shumë më tepër se një mbledhje e këndshme: ishte një nisje përmes vetes sonë, lokaleve në qytet dhe individëve lokal të cilët ndoshta nuk i vërejmë çdo ditë.

Shoqërim joformal me #OSHC-të e gjelbra

Proaktiviteti ndaj sfidave që na sjell përditshmëria në fushën e mjedisit ka qenë gjithmonë një nga fokuset tona. Shtëpia e Evropës gjithmonë përpiqet të jetë #EkoFriendly në mënyrën se si prodhon përmbajtjen e saj dhe në fushëveprimin e saj, ndërkaq ndjejmë nevojën të trajtojmë mjedisin me përgjegjësi. Donim të bënim një event ku do të falenderonim të gjithë bashkëpunëtorët tanë nga sektori i mjedisit, si dhe ata që mund të mos i njohim, por që janë eko-heronj. Bostanie është vendi që në mënyrë simbolike zgjodhëm për këtë mbledhje joformale. Të shoqëruar nga etno-banda Perija dhe specialitete nga Bistro Grançe, Ambasadori i BE-së David Gere dhe Zëvendësambasadori Jullian Vassllo patën mundësinë të takojnë aktivistët dhe të kontribuojnë së bashku, me veprime konkrete, në kopshtin e parë komunitar – Bostanie.

Por, nuk do të ndalemi këtu! Është shumë herët për t’ju thënë #GREENIDES: le t’ju befasojmë!

Diskutim me ambasadorët e rinj evropianë, përfaqësues të universiteteve dhe studentëve si pjesë e të rinjve tanë që kontribuojnë në CoFoE

Si mund të ofrojmë arsim cilësor, mësim aktiv dhe më shumë mundësi për të gjithë? Si mund të sigurohemi që të rinjtë të kenë më shumë mundësi dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha fushat e shoqërisë? Këto janë pyetje që çdo i ri i bën vetes. Prandaj përpiqemi të theksojmë sfida të tilla dhe synojmë pjesëmarrjen e përbashkët drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë. Vendimmarrësit  e ardhshëm dhe bartës të ndryshimeve diskutuan këto ide me ambasadorin Gere, duke theksuar pritshmëritë dhe sfidat. Në diskutim morën pjesë aktive edhe Parlamenti Studentor, përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë.

Është detyrimi ynë që të veprojmë tërësisht, seriozisht dhe në kohën e duhur dhe përpiqemi ta përhapim një parim të tillë mes të rinjve në mbarë vendin!

Festuam ditëlindjen tonë të dytë me ngjarje të vogla por domethënëse për të iniciuar arritje të mëdha në të ardhmen!

Le të shohim laboratorin e mjeshtërve të mëdhenj

Nëse keni dashur ndonjëherë të shikoni në laboratorin e mjeshtërve të mëdhenj, Shtëpia e Evropës ju lejon gjithmonë të përjetoni pulsin e atyre artistëve frymëzues. Vendi i brezit të ri është një hapësirë kohezioni ku takohen entuziazmi rinor dhe përvoja e mjeshtërve të mëdhenj. Është nder i madh që mirëpresim BRIAN RASIC – një nga artistët më të mëdhenj në fushën e fotografisë – portofoli i të cilit përfshin me krenari fotografitë e Muddy Waters, Robbie Williams, Sinatra, Paul McCartney dhe shumë emra të tjerë botërorë! “Muzika në foto: Katër dekada të jetës në muzikë. Dhe pak nga kjo dhe ajo”, titullohej prezantimi i tij, dhe këshillat dhe frymëzimet që ofroi do të mbeten për t’u zbatuar si trashëgimi për fotografët e rinj.

Përtej betejës së tyre
Shtëpia e Evropës rrit ndërgjegjësimin për sfidat e rralla shëndetësore

Si pjesë e iniciativës së Delegacionit të BE-së, Shtëpia e Evropës ka bashkuar forcat me profesionistë të rinj mjekësorë – Klubin e Mjekëve të Rinj, Shoqatat rezidente të mjekëve të rinj dhe Asociacionet e studentëve të mjekësisë. Kemi iniciuar një sërë aktivitetesh në Ditën Botërore të Shëndetit, për të nxitur diskutimin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat shëndetësore aty ku është më e nevojshme.

Kemi shënuar 21 Nëntorin, Ditën Evropiane të Ndërgjegjësimit për Fibrozën Cistike. Synimi ishte të viheshin në dukje kushtet dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe prindërit dhe si e përballojnë këtë sëmundje të rrallë çdo ditë.

Me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e parezervë të ambasadorit të BE-së, David Gere, si dhe zonjës së parë, znj. Elizabeta Gjorgievska, u zhvillua një diskutim kuptimplotë dhe konstruktiv në këtë temë, duke ofruar hapësirë të përbashkët për pjesëmarrësit që të shqyrtojnë hapat e ardhshëm për përmirësimin mjedisit të tyre specifik.

Seriali vazhdon t’u kushtojë kohë dhe hapësirë ofruesve të shërbimeve mjekësore kudo dhe kurdo që nevojitet.

A keni provuar ndonjëherë të futeni në lëkurën e dikujt tjetër?

Rajoni ynë është një thesar i diversitetit dhe pikërisht në dallimet shohim pikat tona të forta. Këtu, ku takohen lindja dhe perëndimi, në përzierjen e kulturave dhe traditave të ndryshme të ndikuar nga ajo që sjell koha moderne, ka vend të mjaftueshëm për të gjithë. A është e vështirë për brezat e rinj të pranojnë dhe respektojnë dallimet?

Qëllimi i vendit të brezit të ri është të inkurajojë të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre, t’u mundësojë të lidhen me të rinjtë nga rajoni dhe Evropa dhe të pranojnë, respektojnë dhe mbështesin dallimet për të gjetur një mënyrë që do t’i bëjë të ndihen më mirë në lëkurën tuaj.

 

Shtëpia e Evropës Kriva Pallanka dhe Shtëpia e Evropës Strumicë e shënuan Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës me debate dhe ushtrime praktike për empatinë, duke nxitur mendimin kritik dhe të pavarur dhe pranimin e dallimeve. Për këtë qëllim, të rinjtë vendas, të rinj nga rajoni më i gjerë dhe nga Mali i Zi, u ftuan në ambientet e Shtëpisë së Evropës Kriva Pallankë, për të kapërcyer barrierat. Në ndërkohë, në Shtëpinë e Evropës Strumicë, të rinjtë vendas nga Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID) Kumanovë mbajtën punëtori nën moton “Të bashkuar në diversitet”, duke i afruar konceptet e të drejtave të njeriut me shembujt praktik dhe të përditshëm.

Një dialog i hapur për sfidat me të cilat përballemi është përpjekje për të jetuar të paktën për një moment në lëkurën e dikujt tjetër dhe të kesh një botëkuptim të tillë është të jesh gjithmonë një hap përpara në luftën për barazi!

Shihemi muajin e ardhshëm, dhe deri atëherë do të gumëzhijmë përreth!

Subscribe To our newsletter!