BASHKANGJITUNI NË FESTIMIN E DITËS SË EVROPËS 2023 DHE BËHUNI PJESË E SË ARDHMES QË NA LIDH! - Europe House

4 May

BACK

BASHKANGJITUNI NË FESTIMIN E DITËS SË EVROPËS 2023 DHE BËHUNI PJESË E SË ARDHMES QË NA LIDH!

BASHKANGJITUNI NË FESTIMIN E DITËS SË EVROPËS 2023 DHE BËHUNI PJESË E SË ARDHMES QË NA LIDH!

EUROPE HOUSE Shkup, Manastir, Kriva Pallankë dhe Strumicë shpallin një sërë ngjarjesh për të shënuar DITËN E EVROPËS 2023 nën moton “E ardhmja na lidh!”

Seritë e ngjarjeve fillojnë më 6 maj me hapjen e EUROPE HOUSE në Manastir, një ditë e mbushur me aktivitete të ndryshme, punëtori, programe arsimore dhe shfaqje muzikore. Gjatë ditës, të pranishmit do të kenë mundësi të vizitojnë ekspozitat “Kokërr – kah dielli!” dhe “Shyqyr, një ekspozitë e dizajnerëve të rinj!” dhe të gëzojnë energjinë e grupeve lokale Bad Juju, Corrosion, Heart on Sleeve, Dina Jashari dhe shokët, si dhe setin e DJ Herzel-së.

Më 11 maj, ngjarja në Strumicë do të përmbajë një sërë aktivitetesh që do të shfaqin trashëgiminë e pasur kulturore të Strumicës, si dhe zhvillimet bashkëkohore në qytet. Anëtarët e Këshillit rinor do të debatojnë për sfidat dhe pritshmëritë e rinisë lokale, si dhe janë planifikuar shfaqje unike në sheshin e qytetit. Një aktivitet interesant që do të shënojë këtë ditë do të jetë vizita në dyqanin e fundit të mbetur të orëve në Strumicë, si dhe ekspozita nën moton “Time to Act”.

Ngjarja e radhës është më 12 maj, në Kriva Palankë, ku janë planifikuar një sërë aktivitetesh, duke filluar me diskutimet tematike “YOUth”, të cilat ofrojnë një mundësi për rrjetëzimin e profesionistëve të rinj nga fusha të ndryshme. Dita vazhdon me „The New Faces of Skills: YOUth Perspectives”, një ekspozitë e bërë nga panelistë të rinj që dallohen për rolin e tyre në Vitin evropian të aftësive. Pas ekspozitës, të pranishmit do të mund të shijojnë “YOUthFEST Fusion”, një shfaqje muzikore me grupe të muzikës alternative, në krye me Smoke Shakers.

Seria e ngjarjeve për të shënuar EUROPE DAY 2023 do të kurorëzohet më 13 maj në Shkup, me një ngjarje pikniku në parkun e Gazi Babës, një ngjarje që do t’i bashkojë njerëzit përmes aktiviteteve sportive, arsimore dhe argëtuese nën moton “E ardhmja na lidh!” Dita përfshin një maratonë simbolike, ekspozita informative, shëtitje me udhërrëfyes që tregojnë florën dhe faunën unike të parkut, një kënd argëtimi/fëmijësh dhe koncerte me grupe atraktive dhe një program të pasur muzikor.

Ngjarjet në Shkup, Manastir, Kriva Palankë dhe Strumicë do të mbushen me frymëzim, ngazëllim dhe festë. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një prej këtyre ngjarjeve. Për të vazhduar me të gjitha zhvillimet, ju lutemi ndiqni faqen tonë në “Facebook“, ku ne postojmë informacione të përditshme për çdo ngjarje dhe të gjitha aktivitetet e EUROPE HOUSE.

Subscribe To our newsletter!