20 Jun

BACK

#27 Arlinda Baftiu invites Bujar Luma and Murat Zherka

#27 Arlinda Baftiu invites Bujar Luma and Murat Zherka

Tema : Arti si  mjet për ndryshime sociale

Murat Zherka 

Murat Zherka është Regjisor i Filmit nga Shkupi. Diplomoi në degën Regji Filmi dhe TV, në Fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në klasën e profesorit të mirënjohur Antonio Mitrikeski.  Gjatë studimeve, i realizoi gjashtë filma të shkurtër si skenarist dhe regjisor.

Filmi u bë forma e tij e shprehjes që në shkollë të mesme, filmi i parë që realizoi flet për ndryshimet klimatike dhe vazhdoi punën e tij të sukseshme me filma që adresojnë problematika sociale.

Disa nga filmat e tij studentor, u shfaqën dhe fituan çmime në shumë festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit. Me “65 Roses”, fitoi çmimin “Dokumentari më i mirë i shkurtër” në festivalet e filmit Moscow Shorts, Florence Film Festival në Firece.

Me “Eggstasy”, fitoi çmimin “Skenar më i mirë origjinal” në Londër.

Filmi i parë i realizuar pas diplomimit quhet “Dance In This Chaos” dhe flet për diskriminimin ndaj komunitetit Rom,  ky film premierën botërore në festival të filmit, do ta ketë në Sarajevë më 20 korrik.

Bujar Luma

Bujar Luma, me profesion regjisor teatri, integron në punën e tij të aktivizmit qytetar, teknika moderne nga arti dhe mediat e reja për të përfshirë në mënyrë efektive një dialog ndërkulturor midis komuniteteve. Bujari është themeluesi i Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik  “ LOJA ”, e themeluar në vitin 1999 në përgjigje të konfliktit etnik në ish-Jugosllavi.

Aktivitetet kulturore ekzistuese të Qendrës LOJA i kushtohen përmirësimit të jetës kulturore dhe shoqërore në qytetin e Tetovës dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.

“LOJA” është një nga hapësirat e pakta kuturore në Tetovë e dedikuar në aktivizëm përmes artit.   Disa nga produktet më të veçanta të Qendrës “LOJA” janë :

Subscribe To our newsletter!