E hapëm Javën Evropiane të Sportit me moton e njohur #BeActive së bashku me 21 komuna dhe me përfshirjen e mbi 50 klubeve dhe organizatave.
Kjo ditë promovon vizionin për më shumë njerëz në të gjithë Evropën dhe në vendin tonë që të jenë më aktivë dhe më të shëndetshëm. Fushata promovon aktivitetin fizik, por njëkohësisht argëtohemi dhe mbështesim mirëqenien mendore.