Bullizmi dhe shëndeti mendor tek të rinjtë - Europe House

29 Sep

BACK

Bullizmi dhe shëndeti mendor tek të rinjtë

Të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm se si shëndeti i tyre mendor ndikon në jetën e tyre të përditshme dhe si të përballen me bullizmin.

Dje, me iniciativë të studentit Berin Muhamed, së bashku me Младите Можат – Youth Can në Gjimnazin ShMQSh Zef Lush Marku – Zyrtar, Në Shkup u mbajt punëtori me temë “Bulizmi – vështrim negativ i jetës moderne”.

Studentët e vitit të parë dhe të dytë patën mundësinë të debatojnë mbi temën e bullizmit dhe shëndetit mendor dhe të japin mendimet e tyre nga këndvështrimi i një viktime dhe një dhunuesi.

Kjo punëtori është vetëm pjesa e parë e një sërë aktivitetesh të tjera që do të zhvillohen në javët në vijim. Përveç kësaj, në ambientet e Europe House Skopje, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme , Youth Empowerment Association – YEA dhe Instituti për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Dinjitet nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.

Në periudhën e ardhshme, të trija organizatat do të punojnë në një projekt dhe fushatë kundër bullizmit (dhunës në mesin e bashkëmoshatarëve) në shkollat e mesme, si dhe do të përfshihet  edhe shëndeti mendor dhe optimizimi i modelit të punës së shërbimeve profesionale.

 

Subscribe To our newsletter!