“Apoteoza e punës” – mozaiku i famshëm i artistit Lazar Liçenoski e kremton zhvillimin e punës dhe humanizmit. PUNA E NDERSHME GJATË SHEKUJVE KRIJOI KULTURA DHE QYTETËRIME DHE DINJITET TË NJERIUT TË VËRTETË është mesazhi themelor i kësaj vepre, e cila paraqet edhe moton jetësore të Liçenoskit.
Të frymëzuar nga ideja e punës së tij, i ftojmë artistët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të krijojnë një lloj ekstensioni digjital të muralit të Liçenoskit, “Apoteoza e Punës”, duke përdorur mjete digjitale, që nënkupton:
- Një vepër e re digjitale që do të vazhdojë sekuencën e mozaikut – që përfundon me përshkrimin e gruas që e shënon shekullin e 20-të – me vizionin e saj për vazhdimin e zhvillimit të punës sot.
Detaje për mozaikun “Apoteoza e Punës”.
Kërkesa teknike:
- Çdo pjesëmarrës mund të marrë pjesë në këtë thirrje duke paraqitur 1 ose më së shumti 3 zgjidhje ideore.
- Ilustrimet duhet të dorëzohen në formatin JPG. dhe PNG. Dokumenti nuk duhet të jetë më i madh se 10 MB.
- Ilustrimet duhet të jenë në formatin horizontal (landscape).
- Të emërtohen me emrin dhe mbiemrin ose pseudonimin e artistit
- Përshkrimi i shkurtër i veprës
- Të dërgohen në euhinfo@euhouse.mk jo më vonë se data 27 nëntor 2022, ora 23:59. E-mail Subject: Apoteoza e Punës – Emri dhe mbiemri / nofka e artistit
Zgjidhjet kreative që do të përzgjidhen do të jenë pjesë e kalendarit tematik të Europe House për vitin 2023, dhe për këtë do të ketë kompensim financiar. Autorët e përzgjedhur do të promovohen gjithashtu në mediat sociale të Europe House, në ueb portalet dhe platformën e BE-së për kulturë.
Zgjidhjet kreative, të cilat do të arrijnë, do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh i formuar për këtë thirrje të hapur, i cili do të përbëhet nga: Zoran Kardulla, ilustrues dhe dizajnues; anëtar i ekipit të Europe House; anëtar i Delegacionit të BE-së.
Europe House e mban të drejtën të zgjedhë se cila nga zgjidhjet e pranuara kreative do të përfaqësoheshin në kalendar, në çfarë forme dhe në cilën pjesë. Europe House e rezervon të drejtën të marrë veprat e përzgjedhura si elemente të veçanta grafike në formën grafike: .ai, që më vonë mund t’i nënshtrohen përshtatjes për të krijuar kalendarin e Europe House për vitin 2023. Europe House gjithashtu e rezervon të drejtën të përdorë veprat/zgjidhjet e përzgjedhura kreative për nevojat e mediave të saj sociale.
Në frymën e gjithë programit të ditëlindjes, të cilin ia kushtojmë figurës dhe veprës së Liçenoskit, synojmë që gjeneratave të reja t’ua bartim trashëgiminë kulturore të Llazar Liçenoskit dhe t’u japim atyre hapësirë për të vazhduar, duke gjetur mënyra të reja dhe duke i përdorur burimet e botës digjitale të cilën e kemi në dispozicion në shoqërinë moderne.