#38 Arlinda Baftiu invites Ismet Vejseli - Europe House

16 Jan

BACK

#38 Arlinda Baftiu invites Ismet Vejseli

#38 Arlinda Baftiu invites Ismet Vejseli

Ismet Vejseli është tenori 24 vjeçar nga Kumanova, me hapa shumë të sukseshëm drejt një karriere botërore.  Në shtator, pas një audicioni me pjesmarrës nga e gjithë bota, u  bë pjesë e Operës së Sllovakisë, ku aktualisht luan në 6 shfaqje operistike.  Ndërsa në muajin tetor  ai performoi recitalin e tij të parë  në Nju Jork.

Në vitin 2021 Ismeti fitoi çmimin e parë në konkursin internacional për këndim në Rusi dhe po në këtë vit, në konkursin për këndim operistik ,,Lazar Jovanoviç” në Beograd të Serbisë ai fiton çmimin e parë.  Ka kënduar në disa nga skenat më të mëdha në botë dhe ka  performuar  në një koncert me orkestrën tradicionale të Moskës. Është ftuar të jetë pjesë e shumë masterklaseve si ai në Berlin,  ku ka  punuar me vokal pedagogen e Operës së Berlinit, Snezhana Nena Brzakoviç.

Ka përfunduar studimet në  Fakultetin e Muzikës në Universitetin  “Shën Kirili dhe Metodi” , në drejtimin e solokëndimit në klasën e sopranos me famë botërore  doc. Ana Durlovska.  Në tetor të vitit 2021 ai pranohet në Akademinë e tenorit Raul Gimenez ,,Barcelona Concertante”  i cili  renditet në 10 tenorët më të mirë në histori.

 

Subscribe To our newsletter!