16 May

BACK

#25 Arlinda Baftiu invites Olsa and Xheladin Poshka

#25 Arlinda Baftiu invites Olsa and Xheladin Poshka

Olsa dhe Xheladin Poshka
Olsa dhe Xheladin Poshka janë themeluesit dhe udhëheqësit e teatrit të vetëm në Strugë.

Në vitin 2006 u diplomuan për regji në Akadaminë e Arteve në Tiranë dhe në mungesë të hapësirave kulturore në qytetin ku jetojnë, shndërruan një pjesë të shtëpisë së tyre buzë shëtitores së Drinit, në teatër me 180 ulëse. Teatri Poshka funksionon nga viti 2007 dhe çdo vit sjell nga 4 premiera të reja. Të shtyrë nga qëllimi për të edukuar artistë të rinj dhe qytetarë të ndërgjegjshëm dhe tolerant, në kuadër të teatrit, krijuan edhe “Shkollën për edukim përmes teatrit” , pjesë e së cilës janë një numër i madh i fëmijëve. Për t’i kontibuar edhe më shumë jetës kulturore në qytet, ata kanë themeluar edhe festivalin vjetor të teatrit në Strugë , “K’tu fest” , dhe zhvillojnë numër të madh të aktiviteteve tjera kulturore.

Dedikimi profesional i Olsa Poshkës vazhdon edhe me përfundimin e studimeve për Dramaturgji, është performuese e StandUp komedisë dhe një edukatore e përkushtuar për t’i përafruar fëmijët dhe të rinjtë me artin.

(MK)
Олса и Џеладин Пошка се основачите на единствениот театар во Струга.

Во 2006 година дипломирале за режија на Академијата за уметности во Тирана и поради отсуство на културни простори во градот каде што живеат, дел од својата куќа покрај шеталиштето на реката Дрим ја претвориле во театар со 180 седишта. Театарот Пошка работи од 2007 година и секоја година презентира 4 нови премиери.

Водени од целта за едуцирање на млади уметници како и на свесни и толерантни граѓани, во рамките на театарот го создадоа и „Училиштето за образование преку театарот“, од кое се дел голем број на деца. За понатамошен придонес во културниот живот на градот, тие го формираа годишниот театарски фестивал во Струга, „Тука фест“, а одржуваат и голем број други културни активности.

Професионалната посветеност на Олса Пошка продолжува и по завршувањето на студиите по драматургија како изведувач на StandUp комедија и едукатор посветен на доближување на децата и младите до уметноста.

Subscribe To our newsletter!