#34 Arlinda Baftiu invites Lindita Ahmeti - Europe House

17 Окт

BACK

#34 Arlinda Baftiu invites Lindita Ahmeti

#34 Arlinda Baftiu invites Lindita Ahmeti

Lindita Ahmeti është poete, përkthyese dhe studiuese e njohur e cila shquhet për kontributin e saj për artin dhe letërsinë, që krijohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për angazhimin e pareshtur në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkulturor nëpërmjet veprimtarisë së saj si përkthyese.

Për vlerat e larta që ka promovuar , u nderua me çmimin “11 Tetori” ,  mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ka kryer Fakultetin Filologjik në Universitetin “Qirili e Metodi” në Shkup dhe tash është e angazhuar në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Ndër vite ka botuar disa vepra me poezi në gjuhën shqipe dhe maqedonase si , Mjedra dhe bluz,  “Ishulli Adular”; “Brezi dhe Zonjës”; “Vetë perballë Erosit”; 2008: “Lulja alba” (përzgjedhje);  “Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim”;  “Dhoma pa derën dalëse”. Në gjuhën maqedonase I janë përkthyer veprat si vijon:  “Камена месечина” ;  “Син сон”;  “Призивање во април”;  “Утрешните монети”. Ka botuar një përmbledhje edhe në gjuhën bullgare, “Пролетен копнеж”, ndërkaq poezitë e saj janë përkthyer edhe në revista letrare në gjuhën angleze, serbe, boshnjake dhe polake dhe është përfshirë në shumë antologji dhe panorama në gjuhë të ndryshme.

 

 

 

Subscribe To our newsletter!